Shqipëria i shton vetes 1 tjetër finale për Europian, heqim edhe “pengun” e Armando Brojës

Futboll

Shqipëria i shton vetes 1 tjetër finale për Europian, heqim edhe “pengun” e Armando Brojës

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 14:59
Asani

Shqipëria arriti që të dilte me një pikë nga transferta e Pragës.

Barazimi do të ishte thuajse fantastik për kuqezinjtë, por padyshim që ai rast i humbur nga Daku kur Kombëtarja ndodhej në kundërsulmin 3 kundër 1, na la të gjithëve “shijen e keqe” dhe pengun e një fitore që mund ta arrinim në këtë përballje me më shumë fat.

Megjithatë kjo pikë e marrë në Çeki vlen si një fitore për dy arsye shumë të mëdha.

Nga njëri krahë, Shqipërisë i shtohet një finale tjetër për të siguruar Europianin. Nëse do të humbisnim dje, Shqipëria duhej të fitonte me patjetër kundër Polonisë dhe të barazonte me patjetër kundër Çekisë në shtëpi për të shkuar “zyrtarisht” në Europian, duke llogaritur 6 pikë “të sigurta” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa në rast humbje, do të dilte po “zyrtarisht” nga gara për kalimin më tej.

Por me këtë barazim të arritur, ndryshon gjithë situata. Nëse Shqipëria fiton kundër Polonisë, atëherë mjaftojnë dy fitoret kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe që kuqezinjtë të jenë zyrtarisht në Europian, pa pasur asnjë interes se çfarë bëjnë kundërshtarët tanë. Por edhe në rast të një barazimi tjetër apo rast më të keq humbje ndaj Polonisë, do ta kemi një shans të dytë.

Nëse Shqipëria do të humbiste ndaj Polonisë, por do të fitonte ndeshjen tjetër finale kundër Çekisë dhe do të merrte maksimumin e pikëve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, do të ishte po zyrtarisht në Europian.

E gjitha kjo na heq edhe pengun e madh, Armando Broja.

Sulmuesi i Shqipërisë nuk ka luajtur asnjë prej këtyre takimeve për shkak të dëmtimit të gjatë që e mbajti jashtë fushës së blertë dhe që nisi nga dhjetori i 2022. Megjithatë Broja do të jetë gati për muajin tetor dhe kështu tifozët do të hiqnin pengun e tyre sesi mund të shkonte fati i Shqipërisë nëse Armando Broja do të ishte në fushë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat