Mitaj pas ndeshjes me Çekinë: Dhamë shpirtin në fushë, jemi gati për Poloninë

Futboll

Mitaj pas ndeshjes me Çekinë: Dhamë shpirtin në fushë, jemi gati për Poloninë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:28
Mitaj

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj ka dhënë një deklaratë për FSHF-në pas barazimit me Çekinë.

“Si unë dhe ekipi bëmë një paraqitje shumë të mirë, të gjithë bashkë ishim duke sulmuar dhe mbrojtur, duke dhënë shpirtin për Kombëtaren, dhe prandaj morëm rezultat pozitiv.

Besoj se paraqitja ime ishte e mirë, besoj që edhe trajneri së bashku me shokët të kenë të njëjtin mendim.

Këto dy vitet e fundit është krijuar një grup harmonik, shumë i bukur brenda dhomave të zhveshjeve dhe me këtë rezultat pozitiv besoj që do të jemi më të përqëndruar në ndeshjen ndaj Polonisë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat