Di Maria merr vendimin e rëndësishëm

Futboll

Di Maria merr vendimin e rëndësishëm

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:50
Ángel Di María,

Ángel Di María, sipas ESPN argjentinase, ka vendosur t’i thotë lamtumirë kombëtares pas edicionit të ardhshëm të “Copa América”-s, që do të luhet midis 20 qershorit dhe 14 korrikut 2024, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Argjentinën, sulmuesi anësor fitoi Kupën e Amerikës në 2021 dhe Kupën e fundit të Botës, të mbajtur vitin e kaluar në Katar.

Në verën e vitit 2024 ai do të jetë 36 vjeç dhe ky do të jetë momenti i zgjedhur nga Di María për t’i dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren.

Di María nënshkroi me Benfikën deri në fund të këtij sezoni, por presidenti i “shqiponjave” dëshiron që ai të qëndrojë edhe një vit.

Pas tërheqjes nga Argjentina, sulmuesi, i cili ka luajtur 5 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë një asist, do të mund të fokusohet vetëm te Benfika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat