Messi “streson” amerikanët, përgjigjet e analizave mbajnë në ankth edhe Argjentinën

Futboll

Messi “streson” amerikanët, përgjigjet e analizave mbajnë në ankth edhe Argjentinën

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:57
Pamje nga një ndeshje

Lionel Messi ka shqetësuar Argjentinën dhe Inter Miamin.

Pas ndeshjes së kampionëve të botës me Ekuadorin, trajneri Lionel Scaloni deklaroi se e zëvendësoi kapitenin e skuadrës për shkak se ndiente shqetësime.

Numri një 1 pankinës tregoi se do të kryhen ekzaminimet e pas përgjigjeve do të mësohet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për sfidën e së martës me Bolivinë.

Messi ishte fenomenal me golin e shënuar në të 78-ën ndaj Ekuadorit, por vetëm pak minuta më vonë kërkoi zëvendësimin.

Në ankth janë jo vetëm tek Argjentina, por dhe tek Inter Miami, që shpreson që “ylli” i ekipit të mos ketë asgjë shqetësuese e të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës pas kombëtareve.

Messi po shkëlqen në MLS, teksa aventurën amerikane po e shijon duke dhuruar spektakël e gola, ndërkohë që fitoi dhe Kupën e Ligës pak javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat