Gazetat çeke pa mëshirë ndaj përfaqësueses së tyre

Futboll

Gazetat çeke pa mëshirë ndaj përfaqësueses së tyre

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:32
Çekia

Shqipëria ia doli të merrte një pikë me shumë vlera ndaj Republikës Çeke, me takimin që u mbyll në barazim me rezultatin 1:1. Kuqezinjtë u larguan nga shtëpia e kryesuesve të Grupit E me kokën lart, që ndoshta mund të kishim befasuar kundërshtarin në rastet që na u servirën.

Nuk ishte ndeshja më brilante nën drejtimin e Sylvinhos, por ishte e kujdesshme e me pak gabime, që për fat nuk na dënuan këtë herë. Në Shqipëri u përjetua si një fitore, ndryshe nga cekët që kanë nisur kritikat e para për atë se cfarë ndodhi në Pragë.

Gazetat dhe portalet më kryesore kanë pasqyruar 90 minutëshin që Republika Çeke zhvilloi. Isport Blesk në faqen e parë ka vendosur si titull kryesor: Republika Ceke-Shqipëri 1-1.

Goli i Çernit nuk mjafton, miqtë barazojnë me një goditje në portë.

Portali Sport ka publikuar një artikull ku shkruhet: Një turp i madh, duhet të fajësojmë veten Gazeta Denik shkruan:

Një rrugë që nuk të çon drejt suksesit. Silhavy largohu, referuar lojës që çekët zhvilluan ndaj Moldavisë dhe së fundi ndaj Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat