Pau Gasol mbi “çështjen Rubiales”: Skenë e turpshme, u irritova

Futboll

Pau Gasol mbi “çështjen Rubiales”: Skenë e turpshme, u irritova

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:37
Pau Gasol

Dy herë fituesi i NBA me Lakers, Pau Gasol ka thënë të tijën sa i përket skandalit që njihet si “çështja Rubiales”. Gjatë një prononcimi për gazetarët ish-basketbollisti ishte i hidhëruar për atë që ndodhi pasi sipas tij një gjest i gabuar prishi një moment historik.

“Spanja u shpall fituese e një kompeticioni të madh dhe në fund gjithçka shkoi dëm pasi ndodhi një incident i ulët.

Them se ai çast më bëri të ndihesha i irrituar. Ishte një skenë e trupshme”, tha Gasol.

Më tej ish-basketbollisti la të kuptohej se organet përkatëse duhet të ndërhynin në këtë diskutim. “Mendoj se kjo çështje nuk duhet lënë pa zgjidhje.

Duhet të bëjnë diçka për të mirën e sportit. Duhet të bëjnë diçka pasi këtu janë në lojë edhe vlerat njerëzore, qytetare dhe ato të vendit”, përfundoi Gasol./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat