Flick me ndryshime në Kombëtare

Futboll

Flick me ndryshime në Kombëtare

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:41
Ilkay Gundogan

Me mungesën e “gardianit” të portës, Manuel Neuer, tekniku i Kombëtares gjermane, Hansi Flick ka vendosur të bëjë disa “ndryshime” të vogla te “pancerat”, ku ndër to është dhe ndryshimi i kapitenit të ekipit.

Kështu, “lideri” i Kombëtares në fushën e lojës do të jetë mesfushori i Barcelona-s, Ilkay Gundogan dhe zëvendësi i tij do të jetë, “arkitekti” i mesfushës së “bavarezëve” të Bayern Munich, Joshua Kimmich.

“Vendosa t’i jap shiritin e kapitenit Gundogan . Me Kimmich tani kemi një dyshe drejtuese.

Jam shumë i lumtur që morëm këtë vendim. Gjithashtu na jep më shumë energji”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së gjermanëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat