Arben Taravari: Krenar me nipin e Gostivarit, që i mbron ngjyrat e Kombëtares shqiptare

Futboll

Arben Taravari: Krenar me nipin e Gostivarit, që i mbron ngjyrat e Kombëtares shqiptare

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:19
Nedim Bajrami

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është shprehur krenar me Nedim Bajramin, që mbron ngjyrat e Kombëtares Shqiptare dhe që po kënaq zemrat e çdo bashkëkombasi dhe bashkëqytetari.

Nedim Bajrami është me origjinë nga Tetova, po është nip Gostivari.

“Krenar me Nedim Bajramin dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Nedim Bajrami, një bir Tetove dhe nip Gostivari që mbron ngjyrat e Kombëtares Shqiptare po kënaq zemrat e çdo bashkëkombasi dhe bashkëqytetari.

Talentet e këtillë që po bëjnë bujë në arenat ndërkombëtare, janë vetëm një dëshmi më shumë se rinia jonë ka kapacitet dhe motiv për të prekur majat më të larta të suksesit.

Urime Kombëtares së Shqipërisë dhe suksese në ndeshjet e ardhshme!”, ka shkruar Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat