Selektori i Kosovës: Kemi punuar mirë, gati të përballemi denjësisht me Zvicrën

Futboll

Selektori i Kosovës: Kemi punuar mirë, gati të përballemi denjësisht me Zvicrën

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:33
Primoz Gliha

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Zvicrës, që do të luhet mbrëmjen e të shtunës në “Fadil Vokrri”.

Tekniku slloven i ‘Dardanëve’ vlerësoi forcën e kundërshtarit, por pranoi se Kosova ka punuar mirë në grumbullim dhe është gati të bëjë një ndeshje dinjitoze.

Si ka punuar skuadra gjatë këtyre 5 ditëve në dispozicionin tuaj?

Kemi punuar mirë gjatë këtyre 5 ditëve dhe jemi munduar të gjejmë zgjidhjet e duhura për t’u përballur denjësisht me kundërshtarin. Kemi pasur disa probleme, por kemi punuar për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Sa e vështirë ka qenë të përgatisësh këtë ndeshje nën presionin e rezultatit, por edhe forcës së kundërshtarit?

Nëse dikush kërkon të gjejë justifikime, atëherë mund të fshihet pas presionit, por ne jemi profesionistë dhe jemi të mësuar të punojmë edhe në situata të tilla. Pavarësisht presionit, ne kemi punuar mirë dhe do ët provojmë të bëjmë mirë. Në futboll duhet të mendosh gjithmonë pozitivisht dhe të hysh në fushë për rezultate pozitive.

Si ju janë dukur Korenica dhe lojtarë të tjerë të rinj në grumbullim?

Kemi djem të rinj, shumë të talentuar, që kanë punuar shumë mirë, por ndaj Zvicrës edhe presioni do të jetë shumë i madh. Duam t’i përfshijmë gradualisht në ekip, që shumë shpejt të shndërrohen në pika të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat