A është nervoz? Kështu përgjigjet Granit Xhaka para ndeshjes me Kosovën 

Futboll

A është nervoz? Kështu përgjigjet Granit Xhaka para ndeshjes me Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:52
Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, me padurim e pret ballafaqimin e nesërm (20.45) me kombëtaren e Kosovës, në takimin e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futbolli.

A është nervoz Xhaka?

“Unë nuk jam nervoz", - sqaron ai.

Për sa i përket emocioneve të lojës, Xhaka e vendos ndeshjen e nesërme në të njëjtin nivel me përballjen me Shqipërinë në Europianin e vitit 2016. Në atë kohë Graniti përballej me vëllain e tij të madh Taulantin.

“Kjo lojë është në të njëjtin nivel me Shqipërinë e vitit 2016”, thotë Xhaka në konferencë për shtyp.

Xhaka thotë se mban kontakte me lojtarët e kombëtares së Kosovës. Ai është veçanërisht mik i ngushtë me Milot Rashicën, i cili është nën kontratë me Besiktashin.

I pyetur për emocionet e tij para ndeshjes, ai tha: “Është një moment i veçantë për mua dhe gjithë familjen time”. Për të, asgjë nuk mund të krahasohet me këtë lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat