Bastoret i japin shumë pak gjasa Kosovës ndaj Zvicrës

Futboll

Bastoret i japin shumë pak gjasa Kosovës ndaj Zvicrës

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:03
Stadiumi “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës sot do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” do të ndeshen me Zvicrën sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e stërmbushut “Fadil Vokrri”.

Kosova ka tri barazime dhe një humbje në këtë kampanjë kualifikuese dhe gjendet buzë eliminimit.

Kurse, Zvicra i prin grupit I me 10 pikë, dy më shumë se Rumania.

Kurse, bastoret sportive nuk i japin gjasa Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sipas Bet365, fitorja e Kosovës kuotohet me 4.75, barazimi me 3.75, kurse fitorja e Zvicrës me 1.73.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat