Zalla: Shqipëria shkon në Europian!

Futboll

Zalla: Shqipëria shkon në Europian!

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:24
Lirim Zalla

Lëvizje taktike surprizë e përzgjedhje diferencuese duke filluar me Seferin në fushë e Uzunin në pankinë.

Të gjithë për të prodhuar një barazim në Pragë që i ka entuziazmuar të gjithë, përfshirë gazetarin sportiv Lirim Zalla.

Në analizën e tij ai evidenton lëvizjet strategjike të brazilianit, duke konklubuar se në Pragë morën atë për të cilën kishim shkuar.

“Mendova se Silvinjo nuk do të ndryshonte skemën por në Çeki luajti me një formacion të vendosur në fushë 4-1-4-1. U habita nga mënyra se si interpretoi lojën Seferi, i cili ishte ‘leva’ surprizuese. Ne donim të mos humbnim këtë takim dhe ishim pragmatistë prandaj them se arritëm qëllimin në Pragë”, analizoi për RTSH, Lirim Zalla.

“Llorgaritë në nëntor” thoshte Silvinjo përpara ndeshjes me Çekinë, por tani duket se ato duhen bërë ndeshje pas ndeshje, me ngjeshjen e renditjes, diferencën e vogël me polakët e surprizën që ka treguar se rezervon Moldavia. “

Mendoj se përballë Polonisë duhet të tentojmë për të fituar pasi të gjithë e dimë se polakët kanë probleme si në fushë dhe jashtë saj. Unë vlerësoj shumë edhe Silvinjon për mentalitetin që ka dhe për mënyrën si është përshtatur me ekipin tonë”, vazhdon komentin e tij gazetari i njohur sportiv.

Shqipëria me 7 pikë, një pas çekëve kryesues, do të luajë të dielën me Poloninë, që ka vetëm një pikë më pak. Kështu që, me llogari të bëra, e ndaluar është vetëm humbja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat