Antony thyen heshtjen për akuzat e rënda të ish-partneres

Futboll

Antony thyen heshtjen për akuzat e rënda të ish-partneres

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:36
Antony

Antony i mohon të gjitha akuzat ndaj tij. Sulmuesi i Manchester United, i akuzuar për dhunë në familje dhe kërcënime fizike e psikologjike ndaj ish-partneres së tij, Gabriela Cavallin, foli për kanalin SBT si më poshtë: “Dhuna ndaj grave është e gabuar, 100 për qind e gabuar. Unë kam një nënë dhe një motër, kurrë nuk do të doja që diçka e tillë t’u ndodhte atyre”.

Lidhur me përjashtimin e tij nga kombëtarja braziliane për ndeshjet e radhës, nisur nga akuzat publike që rëndojnë ndaj tij, edhe pse të paprovuara nga institucionet, Antony shtoi: “Ishte e vështirë të përjashtohesha nga kombëtarja, u pikëllova shumë, sepse e di që nuk është e vërtetë ajo për të cilën më akuzojnë. Ne punojmë për të realizuar ëndrrat tona, kështu që nuk është e lehtë”.

Braziliani i Manchester United u akuzua për dhunë dhe abuzim në familje pak ditë më parë nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavallin. Sipas kësaj të fundit, DJ dhe influencuese braziliane, ajo u rrah kur ishte shtatzënë dhe në fund humbi foshnjën që mbante në bark.

Veç saj, edhe studentja e drejtësisë Rayssa de Freitas tha se pati nevojë për trajtim spitalor pas një incidenti në maj të vitit të kaluar, kur ajo u agresua nga Antony dhe Mallu Ohana, ish-gruaja e lojtarit brazilian Dudu, në “Land Rover” e futbollistit, pasi të tre ishin larguar nga një klub nate në Sao Paulo.

Ingrid Lana, një bankiere 33-vjeçare, tha në një intervistë për “Record TV” në Brazil se Antony kishte qenë agresiv ndaj saj në tetor: “Ai u përpoq të bënte seks, por unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat