Titullari i Bayernit e ka ndarë mendjen

Futboll

Titullari i Bayernit e ka ndarë mendjen

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:53
Dejvis

Alfonso Dejvis u diskutua gjatë në merkaton e verës si opsion për t’u larguar nga “Allianz Arena”, edhe pse nuk e pohoi kurrë me gojën e tij në media.

Agjenti i mbrojtësit kanadez ndezi shpesh “xixat” e lëvizjes së mundshme drejt Realit, por që si përfundim 22-vjeçari mbeti pjesë e Bajernit.

Megjithatë, kjo “bashkëjetesë” mund të shkojë drejt ndarjes verën e ardhshme. Konkretisht “Bild” raporton se “raketa” kanadeze nuk e ka në plan të vijojë te kampionët e Gjermanisë pas sezonit aktual dhe preferenca e mbrojtësit të majtë ka vetëm një emër, Real Madrid.

Edhe “galaktikët” e kanë në listën e dëshirave Alfonson, çka do të thotë se lojtari dhe madrilenët po operojnë në kahe të njëjta, e mund t’u bashkohet duke nisur nga vera e 2024-ës. Kontrata me Bajernin skadon në 2025 dhe vlera sipas “transfermarkt” përkon me kuotën e 70 mln eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat