Sulmuesi i rikthehet makthit me Maqedoninë

Futboll

Sulmuesi i rikthehet makthit me Maqedoninë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:56
Imobile

Shiriti i kapitenit që do të ketë në krah sot në mbrëmje, në ndeshjen e tij numër 57 dhe nën drejtimin e Spaletit që do të jetë trajneri i tij i gjashtë i ndryshëm në përfaqësuese, Çiro Imobile do të kërkojë që t’i japë një shuplakë kujtimeve të hidhura me Maqedoninë e Veriut, kombëtares që i shkaktoi apokalipsin e dytë botëror radhazi Italisë.

Plaga e mospjesëmarrjes në Katar mbetet shumë e madhe, duke qenë se “Axurrët” ishin kampionët e Europës në fuqi, por Çiro Imobile kërkon që tani e në vazhdim të shohë përpara: “Ajo kundër Maqedonisë, vitin e kaluar, ishte humbja me e dhimbshme e karrierës sime dhe mendoj edhe e mjaft të tjerëve. Madje, digjte edhe më shumë se ajo e Suedisë (ajo disfatë i la jashtë “Rusi 2028″), pasi ishim në një moment të bukur, në një moment magjik si kampion Europë.

Po jetonim një ëndërr, kur një kombëtare që shumë e quanin të vogël thjesht na theu këmbët, ndërsa ne ndiheshim të fortë, por shumë frenetik, ndoshta ende të dehur nga suksesi. Gjithsesi, ai moment tashmë është lënë pas, e kemi paguar rëndë atë gabim dhe nga nesër (sot) e tutje duhet të rinisim gjithçka nga e para dhe të rikthejmë Italinë aty ku duhet.

Besimi i shiritit të kapitenit nga Spaleti? Grumbullimi ynë i pari nisi me një mbledhje mes grupit tonë të lojtarëve dhe trajnerit Spaleti, në të cilin ai na shpjegoi se kapiteni i ri do të isha unë.

Kjo ishte një surprizë e bukur për mua, një krenari dhe një përgjegjësi, të cilën duhet ta meritoj deri në fund”, u shpreh Imobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat