Zvicra, më e vlefshme se Kosova

Futboll

Zvicra, më e vlefshme se Kosova

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:32
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës sot do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” do të ndeshen me Zvicrën sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri”.

Zvicra ka vlerë shumë më të lartë se Kosova bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt.

Vlera e “helvetikëve” shkon në 249.3 milionë euro, kurse ajo e Kosovës në 98.4.

Përveç që ka rëndësi të madhe për fatin tonë në këto kualifikime, kjo ndeshje është speciale, pasi që në taborin zviceran luajnë katër futbollistë shqiptarë.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Uran Bislimi janë futbollistët shqiptarë që do t’i mbrojnë ngjyrat e “helvetikëve” në këtë përballje.

Madje, Bislimi muaj më parë vendosi të paraqitej për Zvicrën, duke e lënë Kosovën.

“Dardanët” kanë tri barazime dhe një humbje në këtë kampanjë kualifikuese dhe gjendet buzë eliminimit.

Kurse, Zvicra i prin grupit I me 10 pikë, dy më shumë se Rumania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat