Tërmeti në Marok, shtyhet ndeshja e kualifikueseve

Futboll

Tërmeti në Marok, shtyhet ndeshja e kualifikueseve

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:35
Maroku

Tërmeti shkatërrues në Marok, shtyhet ndeshja e kualifikueseve!

Maroku është tronditur nga një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, orët e vona të së premtes dhe deri më tani pasojat kanë qenë fatale, teksa numërohenë më shumë 1000 viktima dhe më shumë se 1200 të plagosur.

Pas këtyre bilanceve tronditëse dhe ngjarjes akoma më pikëlluese, Federata e Futbollit të Marokut ka vendosur të shtyjë përballjen e mbrëmjes të kësaj të shtune, ndaj Liberisë e planifikuar të luhej në orën 21:00.

Sfida e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës, që do të zhvillohet mes janarit dhe shkurtiti të vitit 2024 ishte e planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme, mirëpo pas tërmetit katastrofik, Federata vendosi ta shtyjë sfidën për një ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat