“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”, mesazhi i fortë i “dardanëve”

Futboll

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”, mesazhi i fortë i “dardanëve”

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 21:48
Dardanët

Në sfidën mes Kosovës dhe Zvicrës, në “Fadil Vokrri”, tifozët “dardanë” shkëlqyen me koreografinë e mirëmenduar, sidomos para se të niste ndeshja.

Në tribunën pas porte, pikërisht poshtë tabesës së madhe që tregon minutat e ndeshjes, u shpalos një banderolë që transmetonte një mesazh të fortë:

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”.

Ishte nderim për lojtarët që përfaqësojnë Kosovën, mjekët, ushtarët dhe policët që sakrifikojnë për mëmëdheun.

Në krye banderolës shfaqej këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamur të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat