Aksidentohet me makinë

Futboll

Aksidentohet me makinë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:47
Pano Qirko

Klubi i Partizanit ka dhënë një lajm të keq për tifozët e tyre.

Portieri Pano Qirko ka pësuar një aksident me makinë dhe si pasojë ka dëmtuar brinjët.

Aktualisht titullari i portës të “të kuqve” të kryeqytetit ndodhet në spital, ndërsa përmes rrjeteve sociale, Partizani bën me dije se Qirko humbet ndeshjen ndaj Vllaznisë.

“Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambientet e “Spitalit Amerikan 3”.

Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit. #RikthimTëShpejtëPanoQirko”-shkruan Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat