Muriqi: Të rritur nga lufta, më të fortë se frika

Futboll

Muriqi: Të rritur nga lufta, më të fortë se frika

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 14:06
Muriqi

Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ishte Vedat Muriqi që shënoi dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.

Ai ka reaguar sot në profilin e tij në Twitter me disa foto dhe një përshkrim të bukur.

“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, shkroi ai, moto kjo e cila i takon tifo grupit të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat