Kapiteni i Legias “thur” elozhe për sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Kapiteni i Legias “thur” elozhe për sulmuesin e Kombëtares

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:16
Ernest Muçi

Ernest Muçi është gati për sfidën kundër Polonisë në “Air Albania”, teksa kapiteni i Legias së Varshavës, Hozue, nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin shqiptar.

Sipas tij, Muçi do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, pasi aftësitë e tij janë të çmendura.

“Muçi është një lojtar i vlefshëm në ekipin tonë, por ai mund të bëjë edhe më shumë.

Ai mund të jetë lojtari udhëheqës i Legias në shumë ndeshje. Ka shumë avantazhe: këmba e majtë, këmba e djathtë, shpejtësia…

Ai ka gjithçka për hapin e radhës. Aftësitë e tij janë të çmendura dhe është një kënaqësi të luaj me të dhe të shoh se çfarë bën në fushë. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme për të që të arrijë vazhdueshmërinë dhe pjekurinë e duhur. Ky është një aspekt që ka nevojë për përmirësim.

Nëse kjo ndodh, jua siguroj që do të jetë një nga lojtarët që do të shitet më shtrenjtë në historinë e Legias. Ai që tani mund të jetë një “top” lojtar në fushë.

Mund të përfundojë në një klub të madh në të ardhmen. I uroj që të transferohet për dhjetra milionë euro një ditë. Ai ka potencial të madh dhe mund të arrijë larg. Kjo kërkon pjekuri dhe rritje të rolit të tij në skuadër. Ai do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për ekipin”, tha Hozue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat