Barcelona shpërblen talentin

Futboll

Barcelona shpërblen talentin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:34
Lamine Xhamal

Lamine Xhamal është një prej talenteve që pritet shumë nga ai në të ardhmen. Ai gjatë muajit prill bëri debutimin në futbollin profesionalist me Barcelonën në moshën 15-vjeçare.

Sulmuesi spanjoll ka bindur trajnerin Çavi Hernadez, i cili e ka aktivizuar në katër ndeshjet e deritashme, tre prej të cilave ka luajtur nga minuta e parë.

Xhamal bëri asistin e parë me Barcelonën në fitoren ndaj Viljarealit, ndërsa të premten bëri edhe debutimin me kombëtaren e Spanjës, duke shënuar gol në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në kualifikimet e kampionatit evropian.

Skuadra katalanase ka vendosur ta shpërblej me kontratë profesionale 16-vjeçarin, i cili po shkëlqen dita e ditës.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Barcelona ka rënë dakord me agjentin e tij Horhe Mendes, për një kontratë tre vjeçare, ndërsa në vitin 2025, kur Xhamal të mbush 18 vjeç të nënshkruajë një zgjatje për pesë sezone të tjera, deri në vitin 2030, pasi ende është i mitur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat