Shqipëri-Poloni, statistikat flasin për polakët

Futboll

Shqipëri-Poloni, statistikat flasin për polakët

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Kombëtarja shqiptare është gati për të zbritur në fushën e lojës për sfidën me Poloninë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Një sfidë mjaft e rëndësishme, jo vetëm për të besuarit e trajnerit Silvinjo, por dhe për polakët  në rrugën drejt “Gjermani 2024”.

Statistikat e mëparshëm mes dy skuadrave flasin dukshëm në favor të polakëve, që kanë arritur të fitojnë në 10 raste, e fundit në këto kualifikuese: 1-0 në Varshavë.

Tri sfida kanë përfunduar në barazim, ndërsa fitorja e vetme kuqezi daton në vitin e largët 1953, miqësore, me rezultatin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat