Mali i Zi nuk lejon befasi, Driton Camaj 14 minuta

Futboll

Mali i Zi nuk lejon befasi, Driton Camaj 14 minuta

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2023 Në ora: 20:02
Mali i Zi

Mali i Zi si vendas nuk ka lejuar në duel me Bullgarinë, duke triumfuar me rezultat 2:1.

Malazezët mbeten me një lojtar më pak nga minuta e 59-të, Vujaçiq u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, për faktin se shkaktoi penallti.

Shqiptari Driton Camaj u paraqit nga minuta e 76-të për Malin e Zi.

Për Mali e Zi shënuan futbollisti Saviq (45+1’) e Jovetiq (90+6’) dhe për bullgarët realizoi Borukov (79’).

Duhet theksuar se në minutën e 61-të, bullgarët humbën një penallti, Despodov u tregua i pasaktë.

Pas xhiros së gjashtë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Mali i Zi renditet në vend të dytë me 8 pikë dhe Bullgaria është në të 5-tin me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat