Media polake: Makth, dramë, turp, Polonia në gjunjë para Shqipërisë

Futboll

Media polake: Makth, dramë, turp, Polonia në gjunjë para Shqipërisë

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2023 Në ora: 23:19
Jasir Asani feston

Makth, dramë, turp, siklet, Polonia në gjunjë në Tiranë, ky është titulli i mediumit polak “Sport.pl”.

“Një tjetër makth për kombëtaren polake. 

Bardhekuqtë humbën me Shqipërinë me rezultat 2:0 në një stil katastrofal dhe në praktikë humbën rastin për të kaluar direkt në Euro 2024.

Ditët e Fernando Santos si trajner i Kombëtares duket se janë të numëruara.

Ka qenë ndoshta një ndeshje për “të jesh apo të mos jesh” kombëtarja polake në kualifikueset e Euro 2024”, shkruan më tej.

Shqipëria kryeson me 10 pikë në Grupin E dhe Polonia është në vend të katërt me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat