Duka: Nuk kemi arritur në Evropian, të përqendrohemi tek Çekia dhe të mos merremi me llogari

Futboll

Duka: Nuk kemi arritur në Evropian, të përqendrohemi tek Çekia dhe të mos merremi me llogari

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:31
Armando Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thotë se Kombëtarja ka arritur me sukses 50% të rrugës për në Evropian teksa shton se 45% të mbetura janë akoma më të vështira për të mundësuar kualifikimin.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Duka shprehet se nuk duhet të jemi euforik, të mos bëjmë llogari, por duhet që Kombëtarja të ketë përqendrim maksimal në 3 ndeshjet e mbetura në rrugën drejt Evropianit.

Armand Duka: Ne duhet të përqendrohemi dhe pasi të mbarojmë, të mendojmë Moldavinë. Ne duhet të përqendrohemi tek Çekia, asnjë nga ne nuk duhet të merret me llogari.

Reis Çiço: Në nivelin ku jemi, nëse ne mundim Çekinë, gjithçka mbyllet.

Armand Duka: Ne nuk duhet të bëjmë llogari. Unë di që kemi kaluar 50% të rrugës me sukses. 45% i mbetur është akoma më i vështirë.

Blendi Fevziu: Ishujt Faroe besoj i konsideron realitivisht ndeshje…?

Armand Duka: Nuk ka ndeshje të lehtë, ndeshja është e lehtë pasi ka mbaruar nëse e ke fituar, por përpara çdo ndeshje është e vështirë. Futbolli nuk është i ngjashëm me sportet e tjera. Duhet përqendrimi, impenjimi, kualiteti. Ne nuk duhet të jemi euforik, nuk kemi arritur në Evropian, në Evropian do të arrijmë nëse do t’i luajmë mirë këto 3 finale, nëse do të kemi impenjim maksimal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat