“Mungon Ronaldo, nuk ka problem” – Portugalia shënon nëntë gola dhe funksionin si makineri golash

Futboll

“Mungon Ronaldo, nuk ka problem” – Portugalia shënon nëntë gola dhe funksionin si makineri golash

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:40
Portugalia

Janë zhvilluar disa ndeshje në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, ku Portugalia shkatërroi Luksemburgun me rezultat 9-0 në Grupin J.

Në anën tjetër Islanda mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 1-0 me golin e Alfred Finnbogason në kohën shtesë.

Në këtë grup fitore mori edhe Sllovakia duke mundur Lihtenshtajnin me rezultat 3-0.

Ndeshja që kishte vëmendjen më të madhe ishte ajo mes Portugalisë dhe Luksemburgun, ku portugezët pa Cristiano Ronaldon në skuadër fituan me rezultat 9-0.

Goncalo Inacio, Goncalo Ramos dhe Diogo Jota shënuan nga dy gola, ndërsa dhe nga një herë gjetën rrjetën Ricardo Horta, Bruno Fernandes dhe Joao Felix.

Me këtë fitore Portugalia ka 18 pikë dhe është lider, me të gjitha fitore.

Cristiano Ronaldo nuk mundi të luajë kundër Luksemburgut, pasi mori karton të verdhë në dy ndeshje radhazi.

Por kjo nuk paraqiti problem për portugezët të cilët kanë një skuadër të jashtëzakonshme dhe shihen si një nga favoritët për Euro 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat