​Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale

Futboll

​Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:04
Jasir Asani

Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që ia japin kuqezinjve epitetin e liderit në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

Goli i Asanit i cili ishte spektakolare, u pasuar edhe nga ai i Mirlind Dakut për ta vulosur triumfin në “Air Albania”.

Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”. Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt “Gjermani 2024”, ka shkruar Asani në “Facebook”.

Sfidën e radhës në këto kualifikime, Shqipëria do ta zhvillojë kundër Republikës së Çekisë më 12 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat