Yakin: Sommer nuk do të luajë ndaj Andorës

Futboll

Yakin: Sommer nuk do të luajë ndaj Andorës

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:34
Yakin

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur së fundmi për ndeshjen ndaj Andorës që luhet këtë të martë në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.

Në konferencën e dhënë për mediet Yakin u pyet në veçanti për portierin Yann Sommer, për të cilin tha se nuk mund të luajë në këtë sfidë.

“Ai duhet të ishte titullar ndaj Andorës, por meqenëse ka një problem në kofshë, do të zëvendësohet nga Mvogo.

Ai e meriton të luajë sepse është rikthyer në nivelin e tij më të mirë pas dëmtimit që pësoi dhe që nuk e lejoi që të luajë në Kupën e Botës. Sommer do të pushojë në këtë ndeshje dhe do jetë gati për derbin e Interit të së shtunës ndaj Milanit.”-deklaroi trajneri i Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat