Mbrojtësi i Rumanisë lëndohet para duelit me Kosovën

Futboll

Mbrojtësi i Rumanisë lëndohet para duelit me Kosovën

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 13:11
Rumania

Sot do të zhvillohet ndeshja e Kosovës me Rumaninë në Bukuresht, mirëpo gjërat janë vështirësuar për ekipin e Rumanisë pasi që mbrojtësi i krahut të djathtë ka lënduar gjurin në ndeshjen e fundit dhe sipas mediumeve rumune Manea nuk do të jetë në gjendje të paraqitet kundër Kosovës.

Të njëjtat mediume kanë raportuar se pas ndeshjes me Izraelin, Manea ka tentuar të stërvitet por nuk ia ka dalë mbanë të rikuperohet në kohë për shkak të dhimbjeve të mëdha të gjurit.

Futbollisti i Clujit, ishte i pazëvendësueshëm te Rumania në barazimin 1:1 kundër Izraelit, dhe ka luajtur edhe në duelet ndaj Bjellorusisë, Kosovës e Zvicrës në këtë cikël eliminator.

Lojtarin e lënduar pritet ta zëvendësoj Andrei Ratiu, i cili është rezervist te Rayo Vallecano dhe nuk ka pasur minutazhë këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat