Griezmann: Saudi Pro League? Më mirë të luaj në MLS

Futboll

Griezmann: Saudi Pro League? Më mirë të luaj në MLS

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:35
Griezmann

Antoine Griezzman preferon MLS-në para ligës arabe. Sulmuesi i Atleticos së Madridit ka dhënë një intervistë në vigjilje të miqësores së luksit përballë Gjermanisë. 32-vjeçari, megjithatë, nuk i ka vënë faj lojtarëve që kanë shkuar në ligën arabe, duke u shprehur se është e vështirë të refuzosh të tilla oferta:

I kuptoj shumë mirë lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë në Saudi Pro League, po flasim për shifra të larta.

Të gjithë duan që të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre madje dhe të nipërve të tyre. Aty kanë mundësinë të luajnë mirë dhe të tregojnë talentin e tyre.

A do të shkoja unë? Kam një familje, nuk është e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Megjithatë i qëndroj atyre që kam thënë, të luaj në MLS ngelet prioritet për mua.”

Antoine  Griezzmain është pjesë e Atleticos së Madridit që nga korriku i vitit të kaluar kur u rikthye nga Barcelona në huazim me të drejtë blerjeje për 20 mln euro. 32-vjeçari ka bërë gjithsej 344 ndeshje me ekipin e drejtuar nga Diego Simeone, ku ka shënuar  158 gola si dhe  ka dhuruar  76 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat