Kosovë U21 - Gjermani U21, formacionet zyrtare

Futboll

Kosovë U21 - Gjermani U21, formacionet zyrtare

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:22
Kosovë U21

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zbres për herë të dytë në fushë në muajin shtator.

Pas humbjes 3-0 nga Polonia të premten mbrëma, Dardanët do të përballen me Gjermaninë U21 në ‘Fadil Vokrri’.

Kjo ndeshje është për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe dy ekipet përfaqësueses ndodhen në Grupin D.

Kosova pas dy ndeshjeve ka tre pikë në pozitën e dytë, derisa Gjermania ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku Kosova luan me Kosova luan me sistemin 4-3-3 dhe Gjermania me 4-2-3-1.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Besson, Gërxhaliu, Hoti, Zumberi, Haxha, Llugiqi, Avdyli, Podrimaj, Tusha, Tahiri, Zeneli.

Gjermania: Urbig, Gechter, Kleine-Bekel, Schmidt, Brown, Martel, Rohl, Lemperle, Beier, Knauff, Moukoko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat