Rubialesit nuk i del inati

Futboll

Rubialesit nuk i del inati

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:39
Rubiales gjatë skandalit

Luis Rubiales dha dorëheqjen nga posti, si president i Federatës Spanjolle të Futbollit për shkak të puthjes me futbollisten që bëri “namin” në të gjithë botën.

“Synimet e mia ishin fisnike, thjesht isha entuziast për fitoren, nuk kishte asgjë seksuale. Ju siguroj 100%.

Puthja për Xhenin është e njëjta që do t’i kisha dhënë njërës prej vajzave të mia.

Në mesin e miqve dhe familjes kjo është shumë, shumë e zakonshme.

Ajo puthje ishte vetëm një moment shumë i lumtur, një festë, një moment euforie.

Unë duhet të kisha vepruar më solemnisht, ftohtë dhe diplomatik”, thotë Rubiales gjatë intervistës Piers Morgan e cila do të publikohet e plotë sonte në mbrëmje në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat