Maqedonia fiton “pastër” në Valeta, kundër Maltës

Futboll

Maqedonia fiton “pastër” në Valeta, kundër Maltës

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:25
Maqedonia

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, regjistroi fitoren e dytë në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Që të dy golat e vetëm në këtë takim, u regjistruan në pjesën e parë.

Në aksionin e parë të Maqedonisë ndaj portës së Maltës, në minutën e 5-të, Elif Elmas hapi rezultatin. Ishte aksion i shpejtë në krahun e majtë, ku Alioski asistoi në zonë Bardhin, ndërsa ky i fundit drejtoi topin te Elmasi, që goditi këndin opozitar për 1-0.

Maqedonia dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, pasi që Jovan Manev dyfishoi shifrat në 2-0. Pas rivënies nga këndi, nga Enis Bardhi, në vendin e duh1ur ishte Manv për të përcjell topin në rrjetën e Maltës. Në fund të pjesës së parë, Bardhi dërgoi edhe një projektil drejt portës së Maltës, por në vendin e duhur ishte portieri vendas, Bonello.

Në fillim të pjesës së dytë, Bardhi ishte në aksion, por goditja e tij shkoi vetëm skaj portës së Maltës.

Në minutën e 66-të, goditje e fortë e Ezgjan Alioskit, por e njëjta përfundon në shtyllë, me intervenim të portierit vendas. Në minutën e 80-të, Miovski godet nga distanca, por reagon edhe më mirë portieri vendas.

Deri në fund të takimit regjistruam edhe lëndimin e Zajkovit, për të cilin informtata e para janë se nuk është lëndim i rëndë. Me këto tri pikë, Maqedonia ndalet në vendin e katërt, por me pikë të njëjta me Italinë dhe Ukrainën.

Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 14 tetor, kundër Ukrainë, në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat