​Ndryshime në kombëtare, flet sërish Zhegrova

Futboll

​Ndryshime në kombëtare, flet sërish Zhegrova

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 08:49
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ishte futbollisti që pas humbjes nga Rumania me rezultat 2-0 hapi debat të nxehtë me deklaratën e tij duke thënë se te Kosova duhet të bëhen ndryshime të mëdha dhe se për problemet e brendshme duhet të flas kapiteni Amir Rrahmani, apo edhe ndonjë lojtar tjetër më i moshuar.

Kjo deklaratë e sulmuesit të Lilë bëri bujë të madhe në media dhe në opinionin sportdashës duke aluduar se cilat mund të jenë problemet brenda Kombëtares së Kosovës.

Vetëm pak orë pas asaj deklarate, Zhegrova ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke dashur të sqarojë atë çfarë ka thënë.

Ai ka thënë se qëllimi i asaj deklarate ka të bëjë për ndryshime në qasjen dhe formën e lojës në fushë, e jo ndryshime të tjera.

Duke pasur parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua ta sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me qasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mia”, ka shkruar Zhegrova.

Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment në asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit në fushën e lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet, madje shumë”, ka shtuar sulmuesi i Lillë.

Ndryshe, me humbjen nga Rumania, Kosova ka humbur po thuajse të gjitha gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat