Spalletti: Jemi të privilegjuar, nëse na fishkëllejnë duhet të reagojmë në fushë dhe jo në media

Futboll

Spalletti: Jemi të privilegjuar, nëse na fishkëllejnë duhet të reagojmë në fushë dhe jo në media

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 12:30
Italia

Luciano Spalletti festoi suksesin e parë personal në stolin e Italisë, me ish-trajnerin e Napolit që triumfoi 2-1 ndaj Ukrainës në “San Siro”.

Fitore shumë e rëndësishme, me Italinë që tani prek vendin e dytë në grup, ndërsa Spalletti theksoi se ishte një sukses i domosdoshëm.

Ndërkohë, trajneri foli edhe për çështjen Donnarumma, me trajnerin që kërkoi heshtje nga lojtarët e tij dhe të kuptojnë se kur kritikohen, duhet të flasin në fushë dhe jo në medie.

“Ishte një mbrëmje shumë e rëndësishme. Sigurisht, kur rezultati kërkohet me çdo kusht, situate bëhet akoma edhe më e vështirë për t’u menaxhuar, por në fund ia dolëm.

Skuadra luajti shumë mirë, por nuk është se ishim perfekt, sidomos në fundin e pjesës së parë. Sot flasim me rezultate, ndaj Maqedonisë së Veriut e vuajtëm barazimin, sot le ti gëzohemi tri pikëve.

Lojtarët duhet të kuptojnë rëndësinë e fanellës, rëndësinë e çdo ndeshje dhe të sakrifikojnë në çdo cep të fushës.

Donnarumma? Kemi folur shumë. Të shohësh një djalë që disponon këtë talent dhe ndonjëherë nuk e përdorë në mënyrën e duhur patjetër që tërheqë vëmendje. Jemi të privilegjuar, nëse na fishkëllejnë është sepse nuk e meritojmë të duartrokitemi.

Ne jemi këtu dhe kemi një shans që të gjithë do të donin ta kishin, por jo, ndaj duhet që gjithmonë të jemi të përulur ndaj popullit tonë, të punojmë fortë dhe të reagojmë në fushë, me rezultate dhe jo në medie. Askush nuk duhet të flasë më shumë se i ai takon, ne kemi për detyrë të sillemi si profesionistë, jo si fëmijë të llastuar.” – përfundoi Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat