Para derbit të madh italian

Futboll

Para derbit të madh italian

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:59
Pamje nga një ndeshje

Simone Sozza është arbitri që do të vendosë drejtësi në derbin Inter-Milan, e planifikuar për të shtunën në orën 18:00, supersfida e javës së katërt të Serie A.

Për herë të parë në historinë e derbit të Milanos, kjo përballje do të gjykohet nga një arbitër milanez.

Di Paolo është emëruar si i pari i dhomës VAR, ndërsa Piccinini do të jetë në asistent në VAR, Carboni dhe Giallatini janë ndihmës arbitrat, ndërsa zyrtari i katërt është Guide.

36-vjeçari Sozza ka drejtuar ndeshjet e Interit tre herë në karrierën e tij, sfida të cilat “zikaltërit” i kanë fituar gjithmonë, në sezonin 2021-2022 në 3-1 kundër Romës, sezonin e kaluar 1-2 kundër Sassuolo dhe 1-0 në “San Siro” ndaj Napolit.

Bilanci i Milanit është gjithashtu pozitiv, dy ndeshje dhe po aq suksese. E para në çerekfinalen e Kupës së Italisë 2021-2022 (4-0 kundër Lazios), e dyta 2-1 kundër Fiorentinës në 2022-2023.

Arbitrat e javës së katërt të Serie A:

Juventus-Lazio (Maresca)

Inter – Milan (Sozza)

Genoa-Napoli (Fabbri)

Cagliari-Udinese (Duveri)

Frosinone -Sassuolo (Prontera)

Monza-Lecce (Marinelli)

Fiorentina-Atalanta (Pairetto)

Roma-Empoli (Sacchi)

Salernitana-Torino (Giua)

Verona-Bologna (La Penna)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat