Mane humb durimin

Futboll

Mane humb durimin

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:41
Mane

Nëse humbjet janë gjithmonë të dhimbshme, ajo në miqësoren kundër Algjerisë (0-1, gol i Chaibi-t) nuk është gëlltitur nga Mane.

Sulmuesi i Senegalit dhe i Al Nassr nuk ka arritur ta fshehë nervozizmin e tij në përfundim të ndeshjes, ka bërë një gjest çuditshëm..

I afruar nga një gazetar teka po dilte i zhgënjyer nga fusha, ish-ylli i Liverpool-it ka reaguar duke zhvendosur në mënyrë të ashpër dorën që kishte zgjatur intervistuesi drejt tij duke mbajtur në dorë një mikrofon me synimin për t’i bërë ndonjë pyetje.

Një tentativë që Mane e ka bllokuar menjëherë dhe është drejtuar më pas i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat