Nexhipi, drejtori menaxherial i Manisa në Turqi, sheh potencial të pashfrytëzuar

Futboll

Nexhipi, drejtori menaxherial i Manisa në Turqi, sheh potencial të pashfrytëzuar

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:01
Nexhipi

Nexhipi, drejtori menaxherial i Manisa në Turqi, sheh potencial të pashfrytëzuar!

Mirlind Daku ka marrë vëmendjen e të gjithëve me performancat në kombëtare, në dy ndeshjet e fundit të shtatorit e të parat për të me fanellën kuqezi. Ish-lojtari i Kukësit mbërriti në Superiore kur ishte 19 vjeç dhe ishte drejtori aktual i Manisa në Turqi,. Nderim Nexhipi, atëherë te blutë, njeriu që i besoi. Ish-sulmuesi i Partizanit tregon edhe cfarë e pengoi shpërthimin e Dakut që në atë kohë.

“Ndoshta nuk iu dha shumë mundësia pasi në atë kohë Kukësi I besonte Shkurtajt.

Unë isha i bindur se ai do të shpërthente pasi gjithmonë ka lënë përshtypjen se ishte një lojtar më shumë potencial”, tha Nexhipi.

Daku është vetëm i fundit prej lojtarëve që janë bashkuar me kombëtaren, duke kaluar nga Superiorja. Asani, zbulimi i Sylvinho, por edhe Ramadani po shkëlqejnë me kuqezinjtë, dnërsa Nexhipi mendon se ka ede të tjerë lojtarë me potencial të madh, tregues i një kampionati në rritje.

Nexhipi punoi me Kukësin për shumë vite përpara se të kalonte te Ballkani, nga ku u nda me mirëkuptim, për tu vendosur në rolin e  drejtuesit të lartë te Manisa, që pretendon të ngjitet në Superligën turke sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat