Jorginho do të qëndrojë në Arsenal

Futboll

Jorginho do të qëndrojë në Arsenal

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:14
Jorginho

Jorginho do të qëndrojë në Arsenal dhe nuk do të shkojë në Turqi, siç ishte raportuar.

Sipas gazetarit dhe ekspertit Fabrizio Romano, në rubrikën e tij për Caughtoffside, ka konfirmuar se Jorginho nuk do të largohet nga Arsenali.

Italiani ishte i lidhur me një lëvizje në Turqi me Fenerbahçen, duke u shfaqur si favorit për të transferuar mesfushorin, por Romano konfirmoi se ai nuk do të shkojë në Turqi.

Jorginho iu bashkua Arsenalit me 31 janar të këtij 2023 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat