Rikthehet në sfidën e PSG në Champions League kundër Milanit

Futboll

Rikthehet në sfidën e PSG në Champions League kundër Milanit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:49
Asensio e Mbappe

Ndeshjet e kombëtareve kanë pasoja për skuadrën e Paris Saint-Germain.

Lajm i keq për Luis Enrique dhe PSG-në është se Marco Asensio, u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Gjeorgjisë dhe testet mjekësore të kryera të hënën zbuluan një problem fizik që do ta mbajë sulmuesin spanjoll jashtë fushës për më shumë se një muaj.

“Sigurisht që nuk do të mund të llogarisim Olmo-n dhe Asensio-n për ndeshjet e tetorit”,-tha Luis de la Fuente në një konferencë për mediet pas fitores ndaj Qipros.

Kështu lojtari i parisienëve pritet të humbasë dy ndeshjet e para të Champions League kundër Borussia Dortmundit në “Parc des Princes” më 19 shtator dhe në Newcastle më 4 tetor, dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Ligue 1 kundër Nice (15/ 09), Marseille (24/09) dhe Rennes (08/10).

Asensio pritet të rikthehet në fushën e blertë pas pushimit të tetorit dhe me shumë mundësi mund të luajë në takimin e 22 tetorit kundër Strasburgut dhe në ndeshjen e Champions League kundër Milanit (25/10 në Paris).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat