Disa kërkuan që Granit Xhaka të lihej në stol por Vogel ka një përgjigje të prerë

Futboll

Disa kërkuan që Granit Xhaka të lihej në stol por Vogel ka një përgjigje të prerë

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:51
Yakin e Xhaka

Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka, bënë bujë me mosmarrëveshjet mes tyre.

Aktorët kryesorë edhe një herë, Granit Xhaka dhe Murat Yakin. 

Kapiteni dhe selektori sfidojnë njëri - tjetrin dhe bëjnë shaka në konferencën e përbashkët për shtyp para ndeshjes me Kosovën. 

Pas rezultatit 2:2, shakatë bëhen serioze. 

Xhaka akuzon Yakin për stërvitje, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.  

Kjo nuk e befason legjendën, trajnerin Erich Vogel.

Ai thotë: “Muri si lojtar ka mundur të rebelohet edhe kundër trajnerëve të tij, siç bëri Xhaka. Yakin e bëri këtë disa herë si lojtar dhe Xhaka është pasardhësi i tij, i caktuar”.

Në prag të ndeshjes me Andorrën, jo pak ekspertë kërkuan që Xhaka të lihej në stol. “Kushdo që kërkon diçka të tillë nuk e ka idenë. Ju nuk e zgjidhni një konflikt duke hapur një vend të ri", thotë Vogel. 

Zvicra ka shënuar fitore mbrëmë me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Vogel thotë se nuk mund të gjykojë nga distanca nëse Xhaka ka qenë korrekt në kritikat e tij. “Por sigurisht që nuk ishte koha e duhur për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat