Ja me leje të kujt e futën pankartën e turpit kundër Kosovës! Zbardhet e vërteta nga njeriu i brigadës! 

Futboll

Ja me leje të kujt e futën pankartën e turpit kundër Kosovës! Zbardhet e vërteta nga njeriu i brigadës! 

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2023 Në ora: 23:16
Pankarta e turpit

Andrei Preda, njëri nga drejtuesit e “Brigadës së Bashkuar nën trengjyrësh” ka folur në televizionit rumun “ProSport Live” për incidentin e ndodhur në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.

Komploti mes mbështetësve dhe Xhandarmërisë?! 

Zbulimet që u bënë pas ndeshjes Rumani - Kosovë dhe akuza të rënda ndaj mysafirëve

Ky takim u ndërpre në minutën e 17-të, pasi ultrasit rumunë brohoritën “Kosova është Serbisë” dhe shfaqën pankartën. 

Arbitri rifilloi lojën pas më shumë se 45 minutash.

Andrei Preda ka treguar se pankarta përkatëse është futur në stadium me pëlqimin e Xhandarmërisë.

Ky është skandal! me dijeninë e xhandarmërisë!

“Duhet të merrni anën e mirë që ndeshja u ndërpre dhe ne fituam 2:0. 

Kur tifozët rumunë ishin në Prishtinë, nuk kishte asnjë masë, nuk shkruhej asgjë në shtyp se tifozët ishin rrahur apo se ishte ndërprerë ndeshja sepse brohoritën ‘C*ganë, c*ganë’. 

Nuk bëri bujë në shtyp. 

Tani, shohim se shtypi serb po na duartroket dhe shtypi rumun po na shqelmon.

Hyra në stadium me një mesazh që me sa di shteti rumun e njeh se ‘Kosova është Serbi. Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme.

Lojtarët e skuadrës kundërshtare na shanin, na tregonin shenja të turpshme. 

Prandaj, kur u ndërpre ndeshja, fola me vëzhguesin që të dërgonte një njeri për të parë se sa herë portieri dhe kapiteni i ekipit na shanë dhe na treguan shenja të turpshme.

Kështu ata e kishin paramenduar këtë gjë sepse e dinin se tifozët do t'i vinin flakën stadiumit.

 Ata donin të fitonin në tavolinë zyrtare.

Futbollisti Nicolae Stanciu na kërkoi që të mos brohorasim ‘Kosova është Serbi’, kjo u kuptua, kjo nuk u këndua më, fituam 2:0, shpresojmë të kualifikohemi dhe mjafton, kaq do ta harrojmë këtë incident.

Ne e kishim këtë mesazh. Kush e kuptoi, mirë, kush jo, ky është problemi i tij. Ka njerëz që na vlerësojnë dhe njerëz që na kritikojnë.

Për sa kohë që xhandarmëria na la që të futeshim në stadium me këtë mesazh, sepse u bë një kontroll, na lejuan të futeshim në stadium me këtë mesazh, absolutisht nuk ndodhi asnjë incident”, tha mes të tjera Andrei Preda për turpin e turpit që shkaktuan në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat