Kroacia pritet të marrë dënimin e radhës nga UEFA

Futboll

Kroacia pritet të marrë dënimin e radhës nga UEFA

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 23:31
Pamje nga ndeshja

UEFA ka hapur procedimin disiplinor kundër Kroacisë pasi tifozët ultras kroatë shfaqën një flamur fashist të Luftës së Dytë Botërore gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Federata Kroate e ka pranuar se tifozët shpalosën një flamur të regjimit “Ustašcia” gjatë fitores 5-0 ndaj Letonisë të premten.

Kroacia është tashmë në gjyq në UEFA për “sjellje diskriminuese” nga tifozët gjatë finales së Ligës së Kombeve në qershor.

Federata nuk ishte në gjendje t’u shiste biletat tifozëve për fitoren 1-0 të skuadrës në Armeni të hënën.

Hetimi i fundit i UEFA-s mund të përmbyllet me dënimin e radhës për Kroacinë, e cila mund të luajë me stadiumin bosh kur të presë Turqinë muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat