Dy supersfida në Kategorinë Superiore

Futboll

Dy supersfida në Kategorinë Superiore

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Kategoria Superiore luan dy ndeshjet e radhës të javës së tretë, me dy skuadrat e kryeqytetit që zbresin në fushë.

Tirana do të presë në “Selman Stërmas” Skënderbeun, në orën 15:00.

Bardheblutë kanë grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para, teksa korçarët kërkojnë që të konfirmojnë se janë surpriza e këtij sezoni.

Në orën 18:00, Vllaznia dhe Partizani do të masin forcat në “Loro Boriçi”. Të dyja skuadrat vijnë me pretendime të mëdha teksa në fushë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

NDESHJET:

TIRANA – SKËNDERBEU, ora 15:00 “SELMAN STËRMASI”

VLLAZNIA – PARTIZANI, ora 18:00 “LORO BORIÇI”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat