Mos e vajtoni Mirlind Dakun e Arbnor Mujën! Nuk e merr Kosova, e merr Shqipëria

Futboll

Mos e vajtoni Mirlind Dakun e Arbnor Mujën! Nuk e merr Kosova, e merr Shqipëria

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 shtator 2023 Në ora: 16:19
Daku e Muja

Nuk e merr Kosova, e merr Shqipëria.

Nuk e merr Shqipëria, e merr Kosova!

I kemi dy kombëtare, Kosovë - Shqipëri!

Po ta kishim vetëm një, 25 futbollistë nuk do të ishin në kombëtare, do të ishin jashtë!

Ju disa në FFK, mos e vajtoni me lot krokodili as Dakun e as Mujën, vajtoni veten!

Vonë iu ka dalur gjumi!

Vetëm duartrokiteni Dakun dhe Mujën, sepse kanë shkuar të Shqipëria, të vëllau!

Në Kosovë nuk ka pas vend për ta sepse ka qenë konkurrencë e fortë, në Shqipëri e gjetën veten.

Kjo është bukuri shqiptare!

Daku e Muja nuk mund të presin deri t’i bëjnë 30 vjeç, kanë shku të Shqipëria! Edhe ata të Shqipërisë vijnë tek ne, vëllau të vëllau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat