Duka inauguron një tjetër fushë të re në Kamëz

Futboll

Duka inauguron një tjetër fushë të re në Kamëz

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:39
Pamje nga inaguurimi

Investimet e Federatës Shqiptare të Futbollit në infrastrukturën sportive nuk ndalen dhe vazhdojnë me ritme galoponte.

Pas përfundimit të fushave të reja në Arbanë te kompleksi i Dinamos, në njësinë Ahmetaq të Bashkisë së Vorës, tashmë është gati edhe një tjetër fushë e re me përmasa standarde që do të jetë në dispozicion për futbollistët e rinj në qarkun sportiv të Tiranës.

Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz i është shtuar edhe një fushë e tretë me tapet artificial, e ndërtuar nga e para e që e çon në tre numrin e fushave në këtë kompleks. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe, që tashmë është vënë dispozicion të fëmijëve që aktivizohet me futbollin e moshave.

Presidenti Duka, i cili shoqërohej nga disa figura të rëndësishme të futbollit shqiptar ndër vite, u takua me fëmijët e disa prej akademive që stërviten në këtë kompleks dhe u premtoi atyre se FSHF do të vazhdojë të investojë që t’u krijoi kushte sa më të mira për të luajtur futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat