Rikthimi i Brojës ende i pacaktuar

Futboll

Rikthimi i Brojës ende i pacaktuar

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:01
Broja

Rikthimi i Brojës ende i pacaktuar!

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” shqiptar, Armando Broja është duke bërë përgatitjet e fundit për të arritur në gjendjen më të mirë fizike pas dëmtimit të rëndë që pësoi dhjetorin e kaluar, në miqësoren ndaj Aston Villa.

Javët e fundit në mediat britanike është raportuar se Broja mund të rikthehet shumë shpejt në fushë, ku një mundësi është dhe kthimi që në sfidën ndaj “qershive” të Bournemouth planifikuar për t’u zhvilluar këtë të dielë.

Për këtë çështje para mediave ka folur dhe tekniku i “bluve”, Maruizio Pochettino, i cili tha se Broja është duke vijuar përgatitjet me skuadrën, por njëkohësisht edhe individuale dhe pritet të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat