Partizani me ritëm kampioni

Futboll

Partizani me ritëm kampioni

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:19
Pamje nga ndeshja

Partizani në formatin kampionat është një skuadër që bind dhe jep sinjale pozitive edhe për të ardhmen.

Sezoni mbetet ende i gjatë dhe lulete pranverës nuk mund të shfaqen që në mars por të tilla ka në kampin e kuqe dhe nuk janë pak.

Sinjalet që klubi mori nga transferta e Shkodrës janë të rëndësishme.

Për pothuajse me 80 minuta me një lojtar më pak ekipi rezistoi, nuk futi ujë dhe pothuajse në asnjë moment nuk rrezikoi të pësonte por për më tepër e për habinë e të gjithëve tentoi madje ta fitonte ndeshjen. “Mos më pyesni për titullin pasi është vetëm java e dytë e kampionatit.

Mendoj se jemi në një formë të mirë dhe kjo na jep optimizëm për të ardhmen.

Mendoj se për ndeshjen me Vllazninë kishim shanse për të shënuar dhe në takimet e tjera duhet të jemi më të saktë përpara portës kundërshtare”, tha Zoran Zekiç.

Pa një qëndërsulmues me peshë si Mba që nga minuta e parë por me mbrojtjen dhe mbi të gjitha mesfushën perfekte, skuadra kampione tregoi se jo rastësisht edhe këtë sezon është kandidate kryesore për titullin. “Jam i kënaqur kur lojtarët japin maksimumin edhe kur në këmbim nuk marrim tri pikët. Në një rrugëtim siç është kampionati duhet të mësohesh të vuash nëse në fund pretendon suksesin”, tha Olsi Rama.

4 pikë në 2 ndeshje, një sfidë që mbetet për t’u rikuperuar me Teutën por sezoni mbetet ende i gjatë.

“Kënaqësia është e madhe pasi kudo që shkojmë të gjithë skuadrat luajnë shumë fort kundër nesh”, pohoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat