Enrique: Pse duhet të shqetësohem?

Futboll

Enrique: Pse duhet të shqetësohem?

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:08
Enrique

Paris Saint-Germain u befasua në shtëpi në ndeshjen e javës së pestë në Ligue 1, teksa parizienët u mposhtën nga Nice me shifrat 2-3.

Të besuarit e trajnerit Luis Enrique vijojnë me “vesin” e lënies së pikëve në këto javë të para të kampionatit, megjithatë për teknikun spanjoll nuk ka nevojë për ta konsideruar këtë situatë si alarmante.

Përkundrazi, pas kësaj disfate, Luis Enrique u shpreh se pavarësisht rezultatit, është i kënaqur me lojën e skuadrës në fushë.

“Jam shumë i lumtur me performancën e skuadrës, e them me të vërtetë.

Nëse ekipi jep 100% në fushë atëherë pse duhet të jem i shqetësuar? Nuk ka asnjë arsye dhe nuk kam asgjë për t’u ankuar.

Jam i lumtur me përmirësimet në lojë të ekipit. E di morëm një humbje, por nuk jam aspak i shqetësuar”, u shpreh Enrique.

Pas pesë javëve të para në Ligue 1, PSG renditet në vendin e tretë me tetë pikë, dy më pak se kryesuesit e Monaco që aktualisht kanë edhe një ndeshje më pak se kryeqytetasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat